Cfare eshte IKR?

Instituti për Kërkime Rurale është një organizatë jo qeveritare, jo fitimprurëse dhe e pavarur. Objekt i veprimtarisë së kësaj qëndre janë studimi i tendencave të zhvillimit njerëzor, veçanarisht të kategirive që jetojnë në zonat rurale, problemet e tyre që hasin në procesin e zhvillimit, mundësitë për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë të shoqërisë, studime ekonomike, sociale, etj.

Disa nga aktivitetet më të rëndësishme të IKR-së:

Instituti për Kërkime Rurale nëpërmjet anëtarëve dhe specialistëve të tij, që nga krijimi i vet ka tentuar të luajë një rol sa më të rëndësishëm duke marrë pjesë në studime, seminare, sesione shkencore, etj. për hartimin e strategjive afat shkurtëra dhe/ose afat gjata të zhvillimit të vendit.

loading
  • 2019

    Korrik 2019 – Janar 2020

    Korrik 2019 – Janar 2020

    July 1, 2019
    Në periudhën Korrik 2019-Janar 2020, është zbatuar në bashkëpunim me Shoqata në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë në Fushë-Arrës, projekti “Horizonte të reja për gratë e pafavorizuara dhe të papuna në Fushe-Arrez”, financuar EU, Partners Albania, Shqipëri.
  • 2018

    2018 – 2020

    2018 – 2020

    December 31, 2018
    Në periudhën 2018-2020, në bashkëpunim me Shoqata në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë në Fushë-Arrës, po zbatohet projekti “Përmirësimi i jetës dhe situatës ekonomike të grave në zonat rurale nëpërmjet grumbullimit të bimëve mjekësore dhe frutave të pyllit”, financuar nga Austrian Development Agency (ADA) në kuadër të Programit “Regional SEDDLING”...Read More
  • 2018

    Tetor 2018

    Tetor 2018

    October 1, 2018
    Tetor 2018 Tiranë: Konferenca Rajonale e Organizatave Ballkanike të Personave me Aftësi të Kufizuara me titull “Nga e kaluara në të tashmen – Tranzicionet nga ofrimi i shërbimit të centralizuar në mekanizmat aktualë të aftësisë së kufizuar për zbatimin e shërbimeve të aftësisë së kufizuar”. Stafi ynë ishte i përfshirë..Read More
  • 2017

    Tetor 2017 – Mars 2020

    Tetor 2017 – Mars 2020

    October 1, 2017
    Në periudhën Tetor 2017-Mars 2020, në bashkëpunim me Qendra “Alpe” janë zbatuar tre projekte të finsncuara nga Shoqsta e Sperologëve Europianë, për eksplorimin dhe njohjen e disa shpellave në zonën e Alpeve Shqiptare. Janë eksploruar dhe dokumentuar 13 shpella deri më tani (me e gjata prej të cilave 6,5 km..Read More
  • 2016

    Korrik 2016 – Qershor 2017

    Korrik 2016 – Qershor 2017

    July 1, 2016
    Korrik 2016 – Qershor 2017 së bashku me Shoqatën e Invalidëve Paraplegjikë dhe Quadriplegjikë të Shqipërisë, stafi i IRR u përfshi në përgatitjen e qendrës së rehabilitimit për invalidët e para dhe tetra plegjikëve në Tiranë. Kjo qendër ishte e parashikuar të ofronte disa shërbime për invalidët si: fizioterapi, hidro-masazh,..Read More
  • 2016

    Maj 2016 – Shkurt 2017

    Maj 2016 – Shkurt 2017

    May 1, 2016
    Maj 2016 – shkurt 2017, IRR u përfshi në zbatimin e aktiviteteve të promovimit të shëndetit për të synuar grupet e cenueshme në pjesën veriore të Shqipërisë. Projekti i themeluar nga qeveria austriake, departamenti i zhvillimit ndërkombëtar, mbështet zbatimin e aktiviteteve që përqendrohen në parandalimin e sëmundjeve dhe/ose kontroll më..Read More
  • 2014

    Shtator 2014

    Shtator 2014

    September 1, 2014
    Shtator 2014, u organiza në Tiranë takimi ndërkomëbrat për “Gazetarinë në Bujqësi”, organizuar në bashkëpunim me Shoqata e Gazetarëve Shqiptarë të Bujqësisë (AJAA), dhe të financuar nga IFAJ – Federata Botërore e Gazetarëve të Bujqësisë. Kjo u shoqërua me botimin e një vëllimi për historinë e gazetarisë në Shqipëri dhe..Read More
  • 2014

    Qershor 2014 – Maj 2018

    Qershor 2014 – Maj 2018

    June 1, 2014
    Në periudhën qershor 2014 – maj 2018 IRR është duke punuar në zbatim një projekt të financuar nga GIZ dhe GEF për rritjen e kultivimit të varieteteve vendore të perimeve në Alpet Shqiptare, brenda kornizës nëse mbrojtja e biodiversitetit në Shqipëri.
  • 2014

    Mars 2014 – Dhjetor 2015

    Mars 2014 – Dhjetor 2015

    March 1, 2014
    Mars 2014 – Dhjetor 2015, me financim nga UN – Fonde të Zhvillimit të mijëvjeçarit, Instituti ka qënë i angazhuar në zbatimin e projektit që ksihte për qëllim hartimin e një studimi ku të përfshihej gjendja e ushqyerjes në dy qarqe të vendit: Kukës dhe Shkodër, shkaqet e gjendjes në..Read More
  • 2014

    January 1, 2014
    Gjatë periudhës 2014-2019 IRR u përfshi në aktivitete të ndryshme të organizuara nga “Mary World Loreto” siç janë: anketimet dhe studimet në arsim, shërimi i shërbimit, niveli i ndihmës për njerëzit në vështirësi, etj. Në të njëjtën kohë stafi i IRR ishte. të përfshirë në konferencat lokale dhe rajonale, diskutime..Read More
  • 2013

    Mars 2013 – Korrik 2014

    Mars 2013 – Korrik 2014

    March 1, 2013
    Mars 2013 – korrik 2014, me financim nga njësi të pushtetit vendor, “Hartimi i Strategjisë dhe Planit të zhvillimit”, Ka qënë një projekt i hartuar nga stafi i IKR-së për të hartuar studime dhe strategji të zhvillimit të disa komunave të vendit. Për këtë arsye është rënë paraprakisht dakord për..Read More
  • 2012

    January 1, 2012
    Që nga viti 2012 ne bashkëpunojmë me PfD në zbatimin e projekteve tuaja: “Edukimi për zhvillimin” të financuar nga Renovabis dhe “Reduktimi i kequshqyerjes së fëmijëve në Shqipëri”, financuar nga UNICEF Albania në kuadër të MDG.
  • 2010

    Gusht 2010 – Mars 2012

    Gusht 2010 – Mars 2012

    August 1, 2010
    Në periudhën Gusht 2010 – Mars 2012, në bashkëpunim me “Shoqata e bletërritësve të Veriut” është hartuar një projekt propozim për të realizuar një studim rreth situatës dhe zhvillimeve në sektorin e bletarisë dhe mundësitë për përmirësime në këtë fushë.
  • 2009

    Dhjetor 2009 – Mars 2010

    Dhjetor 2009 – Mars 2010

    December 1, 2009
    Dhjetor 2009 – mars 2010, “Anketim i blerësve”, një vlerësim për nivelin e të kënaqurit nga shërbimi që ofron Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme në Shqipëri, financuar nga PShB, Projekt i BB në Shqipëri.
  • 2008

    Tetor 2008 – Dhjetor 2008

    Tetor 2008 – Dhjetor 2008

    October 1, 2008
    Tetor 2008 – Dhjetor 2008, financuar nga LGPA – USAID. “Studimi i Fizibilitetit për thertoren në Gramsh dhe Tregun e FruTa perimeve të freskëta në Fushë Krujë”. Fokusi kryesor në këtë projekt ishte në hartimin e studimit të fizibilitetit për dy objekte mjaft të rëndësishme që lidhen si me zhvillimin..Read More
  • 2008

    Mars 2008 – Maj 2009

    Mars 2008 – Maj 2009

    March 1, 2008
    Mars 2008-Maj 2009 është zbatuar projekti “Gratë udhëheqin rrugën drejt ndryshimit social, ekonomik dhe politik”, zbatuar në bashkëpunim me Shoqata në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë në Fushë-Arrës, financuar nga USAID, ANTTARC, Shqipëri.
  • 2007

    Shtator 2007 – Dhjetor 2008

    Shtator 2007 – Dhjetor 2008

    September 1, 2007
    Në periudhën Shtator 2007 – Dhjetor 2008, janë kryer dy studime me temë: “Situata e zhvillimit rural dhe mundësitë e zhvillimit për të ardhmen”, për dy rajone të ndryshme të vendit, financuar nga Karitasi Shqiptar.
  • 2007

    Maj 2007 – Prill 2008

    Maj 2007 – Prill 2008

    May 2, 2007
    Maj 2007 –Prill 2008, “Stimuli i kooperimit ndërmjet fermerëve në rajonin e Dukagjinit – Shkodër”, financuar nga Departamenti i Shtetit USA, Federal Assistance Aëard. Ky projekt kishte të bënte me nxitjen e rritjes së shkallës së kooperimit ndërmjet fermerëve dhe prodhuesve të ndryshëm në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Gjatë..Read More
  • 2006

    Shtator 2006

    Shtator 2006

    September 1, 2006
    Në shtator 2006, ëhtë kryer një studim analitik për situatën konkrete në Ekonominë Didaktike Eksperimentale të Universitetit Bujqësor të Tiranës: nevojat dhe kërkesat për përmirësimin e situatës, financuar nga Karitasi Ambrozian i Milanos, në bashkëpunim me Karitasin Shqiptar.
  • 2006

    Maj – Gusht 2006

    Maj – Gusht 2006

    May 1, 2006
    Gjatë periudhës Maj-Gusht 2006, është kryer studimi me temë: “Vlerësimi i potencialeve zhvillimore në bujqësi dhe aspekte të tjera rurale për rajonin e Kukësit”, financuar nga Karitasi Suedez, dhe i zbatuar nga Karitasi Shqiptar në bashkëpunim me specialistët e IKR-së.
  • 2006

    Maj 2006

    Maj 2006

    May 1, 2006
    Në maj 2006, është realizuar “Raporti i monitorimit dhe vlerësimit për projektin e RDCF-së”, i mbështetur nga USAID në Shqipëri.
  • 2006

    Janar 2006 – Dhjetor 2008

    Janar 2006 – Dhjetor 2008

    January 2, 2006
    Janar 2006 – Dhjetor 2008, fianncuar nga EU, Bashkia Rome, Caritas Italia, Karitasi Shqiptar. WARM – Mirësevini Përsëri Rintegrim i Emigrantëve. Ky ishte një projekt i cili ishte iniciuar për të krijuar kushte për emigrantët e kthyer nga emigracioni, kryesisht nga Italia në mënyrë që ta të rintegroheshin përsëri në..Read More
  • 2005

    Janar – Shtator 2005

    Janar – Shtator 2005

    January 1, 2005
    Në periudhën Janar-Shtator 2005, stafi i institutit të Kërkimeve Rurale ka qënë i angazhuar në formulimin dhe zbatimin e disa mini projekteve, në bashkëpunim me Karitasin Shqiptar dhe institucione të tjera partnere.
  • 2004

    Nëntor 2004

    Nëntor 2004

    November 1, 2004
    Në nëntor 2004, stafi i Institutit ka punuar dhe ka realizuar projektin: “Politikat e drejta – një çështje kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale në të ardhmen”, me prezencën e 13 ish- ministrave të bujqësisë të Shqipërisë, financuar nga Fondacioni i hapur për Shqipërinë, Fondacioni Soros.
  • 2004

    Shtator – Maj 2004

    Shtator – Maj 2004

    September 1, 2004
    Gjatë periudhës Shtator – Maj 2004, janë kryer 8 studime të fizibilitetit për projekte të rehabilitimit të infrastrukturës, të tilla si: sisteme të ujitjes, rrugë rurale dhe objekte të tjera të kësaj natyre, për Agjensinë e Zhvillimit të Zonave Malore, të financuar nga IFAD.
  • 2003

    Shkurt 2003

    Shkurt 2003

    February 1, 2003
    Në Shkurt 2003, stafi i Institutit të kërkimeve Rurale ka realizuar studimin për tregun me shumicë të frutave dhe perimeve në Vlorë, me titull: “Studimi i fizibilitetit për Tregun me shumicë të Vlorës”, të financuar nga Banka Botërore, që është përdorur si bazë për ndërtimin e këtij tregu.
  • 2002

    April 1, 2002
    Një tjetër moment ka qënë bashkëpunimi me AATA/IFDC në Shqipëri, në përgatitjn e “Avantazhet Krahasuese dhe efektibviteti i Investimeve në Sera”.  
  • 2002

    Mars – Maj 2002

    Mars – Maj 2002

    March 1, 2002
    Gjatë periudhës Mars-Maj 2002, nga bashkëpunimi me ASPA-n në hartimin e studimit “Filiera e mollës në zonën Jug-Lindore të Shqipërisë”, ka angazhuar një pjesë të mirë të stafit tonë dhe në përfundim të periudhës është arritur që të merret një tabllo e plotë për këtë çështje.
  • 2001

    April 1, 2001
    “Completion Study” (Studim Përfundimtar), për projektin “Projekti i Rehabilitimit të Veprave të Vogla Ujitëse” IFAD-2, përbën një rritje cilësore dhe njëkohësishtt një nga sukseset e vlerësuara jo vetëm nga specialistët shqiptar, por edhe më gjerë.
  • 2001

    March 1, 2001
    Po kështu, Instituti për Kërkime Rurale ka qnë i ftuar dhe ka marrë pjesë në studime dhe testime të realizuara në rajonë të ndryshme të Shqipërisë, që kanë patur në fokus probleme të zhvillimit, nivelin aktual të jetesës, nivelin e shkollimit, zënien me punë, etj.
  • 2001

    Shkurt 2001

    Shkurt 2001

    February 1, 2001
    Shkurt 2001, u zhvillua një kurs trajnimi dhe aktivitete të tjera ndërkufitare në fokusin e ndryshimeve demokratike në Ish Jugosllavi. Në të qenë të ftuar rreth 25 OJQ të ndryshme dhe në përfundim të aktivitetit u shpërndanë çertefikata për të pranishmit.
  • 2000

    Dhjetor 2000

    Dhjetor 2000

    December 1, 2000
    Dhjetor 2000, Instituti ka realizuar një studim me temë: Studim Rajonal për Zhvillimin e Prefekturës së Shkodrës. Në këtë studim është bashkëpunuar me LEDA, Agjensinë Rajonale të Zhvillimit dhe disa organizata të tjera.
  • 2000

    Tetor 2000

    Tetor 2000

    October 1, 2000
    Tetor 2000, në bashkëpunim me Bashkimin Kombëtar të Fermerëve Shqiptar Instituti ka realizuar një studim rreth mundësisë dhe potencialeve të familjeve fermere për të paguar taksën e tokës (në zonënm e uët-fushore të vendit).

Ne ofrojme:

  • Kërkime në fermë për të gjithë operatorët  e bujqësisë  bio dhe për standartet Global GAP
  • Këshillime për problematika të ndryshme të lidhura me bujqësinë zhvillimin rural të qëndrueshëm, ambjentin, etj.
  • Asistencë ndaj të tretëve për hatrtimin e projekteve, monitorimin dhe vlerësimin, etj.
  • Botime për   praktikat e mira  në eksperiencat e stafit, por edhe për partnerët për  nivelin e specialistëve  dhe të  fermerëve.
  • Organizimin e grupeve të fermerëve  dhe kooperimit në bujqësi.
  • Hartim projektesh.
  • Botime  të të gjitha niveleve  për  edukimin e specialistëve dhe të  fermerëve.
  • Mbështet studentët  me praktikat mësimore dhe përgaditje tezash.
  • Lobim për çështje me rëndësi dhe që shqetësojnë komunitetin rural dhe më gjerë.
  • Lobim për orientimin në hartimin e politikave të drejta zhvillimore duke synuar një zhvillim rural të qëndruyeshëm.

Kapacitete të tjera

Kapacitete të tjera

Trajnime për fusha të ndryshme:

  • Menaxhimi i Ciklit të Projektit
  • Menaxhimi i Duhur i Burimeve Natyrore
  • Si te mbrijme mjedisin
  • Menxhimi i kohes
  • Si të menaxhojmë mbetjet urbane
  • Si të përgatisni një plan biznesi
  • Vlerat ushqyese te disa produkteve ushqimore
  • Planifikimi dhe Menaxhimi Lokal

Tashmë kontraktuar për trajnim:

  • UDAID
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës
  • IFAD
  • MADA
  • Programi / Projektet e BE-së
  • Mary Ward Loreto
  • World Vision
  • Autoritetet e ndryshme lokale shqiptare 
  • Organizata të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare
7431

Konsulenca

3200

Trajnime

312

Projekte