Instituti Kerkiemve Rurale
  • Home
  • Rreth Nesh
  • Stafi
  • Projektet
  • Aktivitete
  • Kontakt
Instituti Kerkiemve Rurale
  • Home
  • Rreth Nesh
  • Stafi
  • Projektet
  • Aktivitete
  • Kontakt
November 9, 2021

By: sadmin

Mars 2013 – Korrik 2014

Mars 2013 – korrik 2014, me financim nga njësi të pushtetit vendor, “Hartimi i Strategjisë dhe Planit të zhvillimit”, Ka qënë një projekt i hartuar nga stafi i IKR-së për të hartuar studime dhe strategji të zhvillimit të disa komunave të vendit. Për këtë arsye është rënë paraprakisht dakord për mënyrën e operimit në zbatimin e projektit, janë nënshkruar marrëveshje me NjPV (Njësitë e Pushtetit Vendor), ku janë ndarë ëdhe detyrat përkatëse. Më pas, në bashkëpunim me aktorët lokalë janë grumbulluar të dhënat, janë zhvilluar senca të trajnimeve dhe njëkohësisht ka filluar puna në hartimin e këtore studimeve. Studimet ishin komplekse dhe në to janë përfshirë: pasuritë natyrore, potencialet njerëzore, asetet e bujqësisë e të blegtorisë si dhe mundësitë e kapacitetet e tyre, janë analizuar infrastruktura, organet e ndryshme dhe institucionet shtetërore që kanë operuar në zonë, si dhe janë studiuar gjendja e ushqyerjes, shkollimit, niveli i shërbimit shëndetësor, niveli i menaxhimit të pyjeve dhe pasurive të tjera të zonës, etj. Studimet e përfunduara kanë hapur mundësinë që komunat të gjejnë fonde si nga burime të brendëshme të tyre, nga buxheti i shtetit ashtu edhe nga donatorë të ndryshëm.

Instituti Kerkiemve Rurale © 2025 All Rights Reserved.

Search