Mars 2014 – Dhjetor 2015
Mars 2014 – Dhjetor 2015, me financim nga UN – Fonde të Zhvillimit të mijëvjeçarit, Instituti ka qënë i angazhuar në zbatimin e projektit që ksihte për qëllim hartimin e një studimi ku të përfshihej gjendja e ushqyerjes në dy qarqe të vendit: Kukës dhe Shkodër, shkaqet e gjendjes në të cilën ndodhen dhe mundësitë për zhvillim. Njëkohësisht, ky projekt ka ofruar mundësi për trajnimin e aktorëve më të rëndësishëm lokalë: përfaqësues nga njësitë e pushteti vendor, nga drejtoritë e specialistët e bujqësisë, të arsimit, të shëndetësisë, të asistencës sociale, të OJF-ve vendase dhe të subjekteve të tjera të interesuara. Si hap përfundimtar ishte hartimi i strategjive për 15 komuna të përzgjedhura nga zona për “Planin e Menaxhimit të Ushqimit dhe Ushqyerjes 2013-2020”. Në këtë plan është përfshirë përshkrimi i gjendjes aktuale, potencialet dhe mundësitë që ofron zona, nevoja për përmirësimin e gjendjes dhe rrugët për ta arritur këtë, aktorët që do të përfshihen, etj. Hartimi i këtyre planeve ndihmon shumë në adresimin e problemeve kryesore të këtyre zonave rurale, marrjen e mmasave në zvillimin e bujqësisë, shfrytëzimin më mirë të burimeve lokale (përfshi bimët mjekësore dhe eterovajore), mundësinë e përfitimit nga rritja e bashkëpunimit mes aktorëve lokale, etj.