Tetor 2018
Tetor 2018 Tiranë: Konferenca Rajonale e Organizatave Ballkanike të Personave me Aftësi të Kufizuara me titull “Nga e kaluara në të tashmen – Tranzicionet nga ofrimi i shërbimit të centralizuar në mekanizmat aktualë të aftësisë së kufizuar për zbatimin e shërbimeve të aftësisë së kufizuar”. Stafi ynë ishte i përfshirë në menaxhimin dhe organizimin e konferencës. Ajo u ndoq nga organizata të personave me aftësi të kufizuara nga vende të ndryshme të Ballkanit (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Kroaci, Mali i Zi, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Qëllimi i konferencës nënkuptonte një bashkëpunim më të mirë të organizatave të personave me aftësi të kufizuara, që veprojnë në disa Vendet e Ballkanit, për të siguruar shkëmbimin e përvojave që synojnë mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara dhe ofrimin e shërbimeve dinjitoze për komunitetin. Konferenca u mbështet financiarisht nga ABILIS.