Instituti për Kërkime Rurale është një organizatë jo qeveritare, jo fitimprurëse dhe e pavarur. Objekt i veprimtarisë së kësaj qëndre janë studimi i tendencave të zhvillimit njerëzor, veçanarisht të kategirive që jetojnë në zonat rurale, problemet e tyre që hasin në procesin e zhvillimit, mundësitë për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë të shoqërisë, studime ekonomike, sociale, etj.
Disa nga planet e institutit për të ardhmen e afërt janë disa studime rajonale dhe/ose kombëtare, studime bazë, strategji për zhvillimin e sektorëve, degëve dhe/ose komponentëve të veçantë, sipas kërkesave dhe mundësive aktuale që ofron realiteti i zhvillimit rural, në kushtet aktuale. Në të njëjtën kohë, Instituti do të ndërmarrë edhe studime specifike për të parë dhe studiuar tendencat aktuale të zhvillimit dhe mundësitë e integrimit në një shoqëri Europiane që ka kërkesa në rritje për tu pranuar në gjirin e saj.
Që në filklimin e veprimtarisë së vet, Instituti për Kërkime Rurale ka tentuar që të stabilizojë marrëdhënie reciproke me projekte, programe si dhe me OJQ të tjera që veprojnë në sektorin rural në Shqipëri. Instituti për Kërkime Rurale tenton të promovojë dhe të mbështesë politika dhe alternativa për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë shqiptare, bazuar në respektimin e lirive dhe të drejtave individuale, respektimin e ligjeve të shoqërisë së tregut të lirë, duke mbështetur iniciativat për një qeverisje sa më transparente.
Instituti për Kërkime Rurale e mbështet plotësimin e objektivave të veta, në realizimin e kërkimeve dhe studimeve të lidhura me aktivitete që kanë të bëjnë me çështje të zhvillimit ekonomik, social dhe shoqëror, si dhe duke ndarë dhe shkëmbyer mendime, opinione dhe konsiderata (përfundime shkencore) me partnerët e mundshëm. Po ashtu, Instituti vlerëson të rëndësishëm marrëdhëniet me politikë bërësit, vendim marrësit si dhe grupe të interesuar dhe/ose organizatat e tyre përfaqësuese, si të rëndësishme dhe me vlera në hrtimin dhe zbatimin e shembujve më të mirë. Me kalimin e peridhës, Instituti për Kërkime Rurale ka ardhur në ngritje nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të analizave, studimeve, alternativave dhe aktiviteteve me karakter praktik.
Një staf me përgatitje të lartë dhe me eksperiencë relativisht të gjatë, marrëdhëniet e mira me grupimet partnere dhe agjensiotë e ngjashme në Shqipëri dhe/ose jashtë vendit, alternativat rekomandimet dhe konkluzionet reale të dhëna, janë disa nga pikat më të forta që kanë bërë të mundur që Instituti të konsiderohet si një nga më të qëndrueshmit dhe më të mirët në vend.