Stafi i Institutit:
Instituti i kërkimeve rurale është shumë i bazuar në punën e specialistëve dhe të ekspertëve të saj. Puna e secilit varet si nga një ecuri e përhershme në hartimin dhe paraqitjen e projekteve, ashtu edhe në nevoja për tu përfshirë në zbatimin e projekteve konkrete.
- Kështu, si anëtarë të përhershëm të Institutit janë specialistë të zhvillimit rural (3 agronomë, një inxhinier pyjesh, një ekonomist agrar, një financier, një jurist, një zooteknik), të gjithë me kualifikime pas universitare: MSc., 2 PhD dhe 3 Prof. As. Dr.
- Specialistë që angazhohen me kohë të pjesëshme dhe në vartësi të punëve në terren (si nga Tirana ashtu edhe në rrethe), janë specialistë bujqësisë, të mjedisit, të mbrojtjes së bimëve, të perimeve, bimëve mjeksore, erëzave të freskëta ullirit , pemëve frutore e vreshtave , ekspertë për financë, etj.
Është për tu theksuar se brenda stafit të angazhuar, problemet gjindore thuajse nuk ndeshen për arsye se raporti i specialistëve me bazë gjinie është thuajse 50 me 50. Nga ana tjetër kemi një raport të mirë ndërmjet specialistëve të angazhuar në Tiranë dhe atyre në rrethe.