Maj 2007 – Prill 2008
Maj 2007 –Prill 2008, “Stimuli i kooperimit ndërmjet fermerëve në rajonin e Dukagjinit – Shkodër”, financuar nga Departamenti i Shtetit USA, Federal Assistance Aëard. Ky projekt kishte të bënte me nxitjen e rritjes së shkallës së kooperimit ndërmjet fermerëve dhe prodhuesve të ndryshëm në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Gjatë zbatimit të projekti u realizuan trajnime me tematika të ndryshme (sipas kërkesave nga vetë përfituesit), u negociuan lidhjet e kooperimit me ofrues të inputeve bujqësore dhe të grumbulluesve të bimëve mjekësore dhe aromatike. U zhvilluan edhe demonstrime të ndryshme në lidhje me kapërcimin në mënyrë të suksesëshme t problematikës së zhvillimit të qëndrueshëm të kësaj zone. Për një periudhë një vjeçare, u botua një revistë që dilte një herë në muaj me titull “Zhvillimi rural në Dukagjin”, e cila arriti që të bëhej mjaft popullore për banorët të cilët gjenin aty të pasqyruar përgjigjet për disa nga problemet që kishin.