Instituti Kerkiemve Rurale
  • Home
  • Rreth Nesh
  • Stafi
  • Projektet
  • Aktivitete
  • Kontakt
Instituti Kerkiemve Rurale
  • Home
  • Rreth Nesh
  • Stafi
  • Projektet
  • Aktivitete
  • Kontakt
November 9, 2021

By: sadmin

Tetor 2008 – Dhjetor 2008

Tetor 2008 – Dhjetor 2008, financuar nga LGPA – USAID. “Studimi i Fizibilitetit për thertoren në Gramsh dhe Tregun e FruTa perimeve të freskëta në Fushë Krujë”. Fokusi kryesor në këtë projekt ishte në hartimin e studimit të fizibilitetit për dy objekte mjaft të rëndësishme që lidhen si me zhvillimin rural (nxitjen e zhvillimit) ashtu edhe me plotësimin e standarteve të higjenës dhe rritjen e shkallës së menaxhimit në zonën urbane. Njëri studim i fizibilitetit lidhej me ngaritjn e një thertoreje moderne në Gramsh – për këtë arsye u mblodhën  gjithë të dhënat që kishin të bënin me vendin ku do të ndërtohej thertorja, fluksin e punës që do të kishte, tarifat që do të përdoreshin, fondet e nevojshme, mundësinë e gjetjes së tyre, si dhe një vlerësim (mbi bazën e treguesve ekonomikë) për bëshmërinë (apo fizibilitetin) e kësaj vepre. Studimi i dytë lidhej me mundësinë e ndërtimit të nje tregu të shitjes me shumicë të fruta-perimeve të freskëta në zonën e Fushë Krujës. Edhe  për këtë u mblodhën fillimisht të gjitha të dhënat që kishin të bënin me vendin ku do të ndërtohej tregu, fondet e nevojshme, mundësinë e gjetjes së tyre,  fluksin e punës që do të kishte, tarifat që do të përdoreshin, si dhe një vlerësim (mbi bazën e treguesve ekonomikë) për bëshmërinë (apo fizibilitetin) e këtij tregu. Që të dyja këto studime u studiuan edhe ndikimet që do të kishin në mjedis, e më pas këto studime lejuan bashkive përkatëse që të jepnin lejet përkatëse.

Instituti Kerkiemve Rurale © 2025 All Rights Reserved.

Search