Renditja sipas viteve
Mars 2013 – Korrik 2014
Mars 2013 – korrik 2014, me financim nga njësi të pushtetit vendor, “Hartimi i Strategjisë dhe Planit të zhvillimit”, Ka qënë një projekt i hartuar nga stafi i IKR-së për të hartuar studime dhe strategji të zhvillimit të disa komunave të vendit. Për këtë arsye është rënë paraprakisht dakord për..Read More
Që nga viti 2012 ne bashkëpunojmë me PfD në zbatimin e projekteve tuaja: “Edukimi për zhvillimin” të financuar nga Renovabis dhe “Reduktimi i kequshqyerjes së fëmijëve në Shqipëri”, financuar nga UNICEF Albania në kuadër të MDG.
Gusht 2010 – Mars 2012
Në periudhën Gusht 2010 – Mars 2012, në bashkëpunim me “Shoqata e bletërritësve të Veriut” është hartuar një projekt propozim për të realizuar një studim rreth situatës dhe zhvillimeve në sektorin e bletarisë dhe mundësitë për përmirësime në këtë fushë.
Dhjetor 2009 – Mars 2010
Dhjetor 2009 – mars 2010, “Anketim i blerësve”, një vlerësim për nivelin e të kënaqurit nga shërbimi që ofron Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme në Shqipëri, financuar nga PShB, Projekt i BB në Shqipëri.
Tetor 2008 – Dhjetor 2008
Tetor 2008 – Dhjetor 2008, financuar nga LGPA – USAID. “Studimi i Fizibilitetit për thertoren në Gramsh dhe Tregun e FruTa perimeve të freskëta në Fushë Krujë”. Fokusi kryesor në këtë projekt ishte në hartimin e studimit të fizibilitetit për dy objekte mjaft të rëndësishme që lidhen si me zhvillimin..Read More
Mars 2008 – Maj 2009
Mars 2008-Maj 2009 është zbatuar projekti “Gratë udhëheqin rrugën drejt ndryshimit social, ekonomik dhe politik”, zbatuar në bashkëpunim me Shoqata në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë në Fushë-Arrës, financuar nga USAID, ANTTARC, Shqipëri.
Shtator 2007 – Dhjetor 2008
Në periudhën Shtator 2007 – Dhjetor 2008, janë kryer dy studime me temë: “Situata e zhvillimit rural dhe mundësitë e zhvillimit për të ardhmen”, për dy rajone të ndryshme të vendit, financuar nga Karitasi Shqiptar.
Maj 2007 – Prill 2008
Maj 2007 –Prill 2008, “Stimuli i kooperimit ndërmjet fermerëve në rajonin e Dukagjinit – Shkodër”, financuar nga Departamenti i Shtetit USA, Federal Assistance Aëard. Ky projekt kishte të bënte me nxitjen e rritjes së shkallës së kooperimit ndërmjet fermerëve dhe prodhuesve të ndryshëm në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Gjatë..Read More
Shtator 2006
Në shtator 2006, ëhtë kryer një studim analitik për situatën konkrete në Ekonominë Didaktike Eksperimentale të Universitetit Bujqësor të Tiranës: nevojat dhe kërkesat për përmirësimin e situatës, financuar nga Karitasi Ambrozian i Milanos, në bashkëpunim me Karitasin Shqiptar.
Maj – Gusht 2006
Gjatë periudhës Maj-Gusht 2006, është kryer studimi me temë: “Vlerësimi i potencialeve zhvillimore në bujqësi dhe aspekte të tjera rurale për rajonin e Kukësit”, financuar nga Karitasi Suedez, dhe i zbatuar nga Karitasi Shqiptar në bashkëpunim me specialistët e IKR-së.