Renditja sipas viteve
Maj 2006
Në maj 2006, është realizuar “Raporti i monitorimit dhe vlerësimit për projektin e RDCF-së”, i mbështetur nga USAID në Shqipëri.
Janar 2006 – Dhjetor 2008
Janar 2006 – Dhjetor 2008, fianncuar nga EU, Bashkia Rome, Caritas Italia, Karitasi Shqiptar. WARM – Mirësevini Përsëri Rintegrim i Emigrantëve. Ky ishte një projekt i cili ishte iniciuar për të krijuar kushte për emigrantët e kthyer nga emigracioni, kryesisht nga Italia në mënyrë që ta të rintegroheshin përsëri në..Read More
Janar – Shtator 2005
Në periudhën Janar-Shtator 2005, stafi i institutit të Kërkimeve Rurale ka qënë i angazhuar në formulimin dhe zbatimin e disa mini projekteve, në bashkëpunim me Karitasin Shqiptar dhe institucione të tjera partnere.
Nëntor 2004
Në nëntor 2004, stafi i Institutit ka punuar dhe ka realizuar projektin: “Politikat e drejta – një çështje kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale në të ardhmen”, me prezencën e 13 ish- ministrave të bujqësisë të Shqipërisë, financuar nga Fondacioni i hapur për Shqipërinë, Fondacioni Soros.
Shtator – Maj 2004
Gjatë periudhës Shtator – Maj 2004, janë kryer 8 studime të fizibilitetit për projekte të rehabilitimit të infrastrukturës, të tilla si: sisteme të ujitjes, rrugë rurale dhe objekte të tjera të kësaj natyre, për Agjensinë e Zhvillimit të Zonave Malore, të financuar nga IFAD.
Shkurt 2003
Në Shkurt 2003, stafi i Institutit të kërkimeve Rurale ka realizuar studimin për tregun me shumicë të frutave dhe perimeve në Vlorë, me titull: “Studimi i fizibilitetit për Tregun me shumicë të Vlorës”, të financuar nga Banka Botërore, që është përdorur si bazë për ndërtimin e këtij tregu.
Një tjetër moment ka qënë bashkëpunimi me AATA/IFDC në Shqipëri, në përgatitjn e “Avantazhet Krahasuese dhe efektibviteti i Investimeve në Sera”.
Mars – Maj 2002
Gjatë periudhës Mars-Maj 2002, nga bashkëpunimi me ASPA-n në hartimin e studimit “Filiera e mollës në zonën Jug-Lindore të Shqipërisë”, ka angazhuar një pjesë të mirë të stafit tonë dhe në përfundim të periudhës është arritur që të merret një tabllo e plotë për këtë çështje.
“Completion Study” (Studim Përfundimtar), për projektin “Projekti i Rehabilitimit të Veprave të Vogla Ujitëse” IFAD-2, përbën një rritje cilësore dhe njëkohësishtt një nga sukseset e vlerësuara jo vetëm nga specialistët shqiptar, por edhe më gjerë.
Po kështu, Instituti për Kërkime Rurale ka qnë i ftuar dhe ka marrë pjesë në studime dhe testime të realizuara në rajonë të ndryshme të Shqipërisë, që kanë patur në fokus probleme të zhvillimit, nivelin aktual të jetesës, nivelin e shkollimit, zënien me punë, etj.